Vau i Dejës/ Dhunoi gruan dhe tentoi ta vriste me armë gjahu, pranga 68-vjeçarit

schedule09:40 - 24 Mars, 2025

schedule 09:40 - 24 Mars, 2025

Vau i Dejës- Një 68-vjeçar, Xhabir Hoxhaj është arrestuar nga policia, pasi qëlloi me armë gjahu çifte drejt bashkëshortes, me qëllim vrasjen e saj.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e gjahut çifte.

61-vjeçarja është transportuar për ndihmë mjekësore drejt spitalit të Shkodrës  Nga veprimet e para hetimore  dyshohet se 68-vjeçari, për motive të dobëta (xhelozie)  ka qëlluar 2 herë me armë gjahu çifte në drejtim të bashkëshortes për ta vrarë  dhe më pas e  ka goditur me grushte në fytyrë dhe e ka dëmtuar me mjet prerës (xham)  në pjesën e qafës dhe shpatullës.  61-vjeçarja ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut çifte, dy gëzhoja dhe 17 fishekë armë gjahu. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!