Vatra të reja në Durrës dhe Kavajë, rritet numri i të prekurve me COVID 19

schedule12:47 - 1 Prill, 2020

schedule 12:47 - 1 Prill, 2020

Në Durrës këtë të mërkurë janë konfirmuar 3 raste të reja duke e çuar në 29 numrin e përgjithshëm të personave të infektuar me koronavirus.

Gazetari Leonidha Musaj raporton për Abc News se 2 nga rastet e konfirmuar pozitiv me COVID 19 është një çift bashkëshortësh që praktikisht janë cilësuar si vatër e re, pasi nuk kanë lidhje me asnjë nga rastet e mëparshme të konfirmuar në qytetet. Paraprakisht dyshohet se çifti mund ta ketë marrë infeksionin pas kontakteve që mund të kenë pasur me të afërm që jetojnë në Itali.

Ndërkohë Kavaja ka qenë një tjetër qytet që ka shënuar një rast të ri, ai është një 65 vjeçar nga fshati Gosë që gjithashtu është cilësuar vatër e re, pasi nuk ka pasur asnjë kontakt me zinxhirin e të prekurve me koronavirus deri më tani.

Ndërkohë gazetari i abcnews.al bën me dije se ditën e nesërme pritet që testimit ti nënshtrohen familjarët dhe personat e kontaktit me këto raste./abcnews.al