Shtatë raste të reja me koronavirus janë konfirmuar këtë të martë në Korçë duke e çuar në 71 numrin e përgjithshëm të të infektuarve në këtë qytet.
Burime për Abc News bëjnë me dije se 5 nga rastet e konfirmuar janë raste kontakti ndërsa dy prej tyre janë vatra të reja infeksioni.
Ndërkohë në Shkodër gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitivë me Covid 5 raste të reja, të cilat janë të gjithë raste kontakti me të infektuarit e mëparshëm.
Ndërkohë deri më tani në vendin tonë numri i të infektuarve është 4 997, nga të cilët 148 kanë humbur jetën. /abcnews.al