Vatra e zjarrit në Majën e Rrunës ende problematike, në Majën e Zezë 35 forca

schedule09:45 - 23 Gusht, 2021

schedule 09:45 - 23 Gusht, 2021

Në qarkun e Kukësit deri në mëngjesin e kësaj të hënë mbeten aktive disa vatra. Bëhet e ditur se situata e zjarrit të rënë tek Maja e Rrunës, vijon që të jetë  problematike. Po ashtu, vatra e zjarrit e cila ka ardhur nga territori i bashkisë Fushars në vendin e quajtur Maja e Zezë vazhdon të jetë aktive.

Sot janë angazhuar për izolimin e kësaj vatre zjarri 10 zjarrëfikës,10 punonjës të pyjores dhe Nj.Ad Malzi, si dhe 15 forca të DMR-së Kukës.

Kurse, në bashkinë Tropojë zjarri i rënë më 21 gusht në vendin e quajtur Lugu i Nërmajave fshati Peraj  është izoluar plotësisht dhe po mbahet nën vëzhgim. Situata në bashkinë Has është e qetë. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!