“Nënë Tereza duhet të nderohet nga Vatikani”, studiuesi: Polemikat për lulet te varri i Enver Hoxhës? Ç’më tha Nexhmia për takimin me të

schedule10:31 - 13 Shtator, 2024

schedule 10:31 - 13 Shtator, 2024

Studiuesi Gëzim Alpion thotë se Vatikani duhet ta nderojë Nënë Terezën si doktoreshë të kishës. Në intervistën për “Pas mesnate” me gazetaren Leontina Nika, ai deklaroi se akoma nuk e ka marrë këtë titull pasi po kryhen studime, por shton se duhet ta lidhin këtë me genet ilire.

“E veçanta e Nënë Terezës, se ndryshe nga mistikë të tjerë, ajo kurrë nuk u kurua nga ana e errët e shpirtit dhe kjo për mua e bën atë një mistike moderne që Vatikani duhet ta nderojë edhe me titullin doktoreshë e Kishës. Akoma s’e ka këtë titull sepse po kryhen studime se nga rrjedh ky misticizëm i Nënë Terezës. Studiuesit nuk mund ta sqarojnë kurrë nëse nuk e lidhin me genet ilire, që ne si komb i lashtë kemi vetinë për të perceptuar dhe përvetësuar fetë por në mënyrë të tillë që i përshtatet natyralitetit tonë. Kjo është arsyeja që Nënë Tereza pati aftësinë te ishte ortodokse, e devotshme por në të njëjtën kohë ishte e komunikueshme dhe s’e kishte problem të bisedonte me besimtarë të sekteve të ndryshme të kristianizmit ashtu siç bisedonte me besimtarë të feve të tjera.”, u shpreh ai.

Ai komentoi gjithashtu edhe polemikat që pati për Nënë Terezën pasi vizitoi varrin e Enver Hoxhës.

“Nënë Tereza u befasua kur erdhi në aeroport. E morën dhe e çuan pa i thënë gjë në varrezat e dëshmorëve. Një personalitet si Nënë Tereza tregon sesa e kontrollon veten dhe i thonë ke një kurorë për te monumenti i dëshmorëve dhe një për në varrin e Enver Hoxhës. Vendosi kurorë dhe dërgoi edhe lulet. Është e faktuar, kërkesat që i bëheshin që është më se e vërtetë pavarësisht se pati ndërhyrjen e autoriteteve ndërkombëtare, që të paktën lejoni nënën e Nënë Terezës që të shkonte në Romë dhe ta merrte në Kalkuta. Nëna e Nënë Terezës kur shtronte tavolinën në Tiranë, kishte një pjatë bosh për të. Kaq shumë ndjente largimin e vajzës. Por Nënë Tereza pavarësisht se nuk u lejua që të shikojë nënën dhe motrën e saj që është personalitet interesant, vendosi lule mbi Enver Hoxhën dhe kam argumentuar që shikojeni këtë në prizmin se kush ishte ajo, sa simbolike është.”, shtoi studiuesi.

Më tej, ai tregoi edhe disa shënime që kishte marrë nga Nexhmie Hoxha për takimin me Nënë Terezën.

“Ishte e ftuar për drekë te familja Hoxha. Megjithëse Nexhmia nuk pati mundësi të më takojë, nëpërmjet një miku të familjes, më dërgoi nëpërmjet tij, botimet dhe kujtimet e saj për takimin me Nënë Terezën. Kishte pasaktësi por ishte veprim që e çmova. Mora vesh se Nënë Tereza kur vajti për vizitë te familja e Enver Hoxhës, kishte thënë se kam një lutje për bashkëshortin tuaj, një gjest human. Nënë Tereza s’ka qenë spiune e askujt. Është përdorur nga Vatikani, por ishte murgeshë. Kishte mendjen e vet. Kur ngulte këmbë edhe Papa e dëgjonte. Kjo tregoi se Nënë Tereza me vizionin e një besimtari nga një komb i lashtë si Shqipëria që ka katolicizëm apostolik, kjo është aftësia e saj për t’i treguar botën në bashkëpunim me Papën, që ne si të jashtëm, duhet me diplomaci që t’i imponohemi Vatikanit dhe botës komuniste në atë kohë, që pavarësisht se mbyllni kisha dhe xhamia, është që t’i mbajmë këto rrugë komunikimi. dhe nënë Tereza ishte më e efektshme në këtë drejtim si Papa Gjonpali.“, shtoi studiuesi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!