Ministria e Shëndetësisë konfirmoi sot pesë raste të reja me koronavirus në Kurbin. Abcnews.al mëson se rastet e reja në Kurbin janë vatër e re. Bëhet fjalë për pesë anëtarë të dy familje, në fshatin Gurëz.
Mësohet se dy të moshuar të njërës familje kanë qenë të shtruar në QSUT nga ku mendohet të kenë marrë virusin. Ndërkohë 3 anëtarët e familjes tjetër janë kthyer së fundmi nga Anglia.
Ndërkaq, në Krujë, po ashtu u konfirmuan shtatë raste të reja. Siç raporton Ahmet Zani për abcnews.al, rastet e reja në Krujë janë persona kontakti të të infektuarve të mëparshëm.
LEXO EDHE: 52 të prekur nga koronavirusi, ku janë rastet e reja
Gjatë 24 orëve të fundit në vend u konfirmuan 52 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në total 24020 numrin e të prekurve që nga fillimi i pandemisë.
ISHP njoftoi 36 të shëruar në 24 orët e fundit. Numri në total i të shëruarve në vend është 1195, ndërsa 807 janë raste aktive. /abcnews.al


