Vatër e madhe zjarri gjatë natës në malin e Taraboshit, zjarrfikësit neutralizojnë flakët

schedule09:01 - 16 Shtator, 2020

schedule 09:01 - 16 Shtator, 2020

Një vatër e madhe zjarri la shpërthyer gjatë natës në malin e Taraboshit në Shkodër. Zjarri është shfaqur rreth orës 00 :30, ndërkohë që është përhapur me shpejtësi duke shkrumbuar shkurre dhe bimësi.

Abcnews.al mëson se për shkak të flakëve janë rrezikuar edhe disa biznese (lokale) që janë të vendosura në zonë.

Tre mjete zjarrfikëse, 12 efektiv dhe punonjës të Administratës së zonave të mbrojtura kanë punuar gjatë gjithë natës për neutralizimin e flakëve.

Zjarri është izoluar rreth orës 06:30 të mëngjesit. Shkodra prej ditësh është përfshirë nga disa vatra zjarri ndërkohe që zjarrfikësit bëjnë apel ndaj banorëve që të jenë të kujdesshëm gjatë kësaj periudhe. g.v/abcnews.al