Nën kryetari i LSI Petrit Vasili, përmes një deklatare për shtyp i ka bërë thirrje të gjitha mediave në vend që të tregojnë fuqinë përballë kryeministrit Edi Rasma, i cili sipas Vasilit, ka nisur betejën për të mbytur fjalën e lirë.
Duke marrë shkas nga Paketa Antishpifje e qeverisë Vasili shton se Shqipëria po bëhet shembull i shkeljes në mënyrë flagrante të lirisë së medais dhe është koha ti thuhet “ndal” këtij individi-e përfundoi deklaratën Vasili.
“Në këto moment në tërë opinionin publik është shfaqur më e zezë se kurrë hija e betejës dhe e luftës e hapur nga fronti i kryeministrit për të mbytur me çdo kusht dhe me çdo mjet fjalën e lirë, pra një betejë frontale ndaj medias shqiptare, të gjitha llojeve të formave të saj, vizive, të shkruar, virtuale në mënyrë që të kontrollohej gjithçka edhe në këtë pushtet të katërt, ku në të duhet të pasqyrohen dhe reflektohen vetëm mashtrimi dhe demagogjia e përditshme që ai gatuan në kuzhinën e tij mediatike, për t’ia shitur shqiptarëve dhe për t’i mashtruar dhe hedhur hi syve atyre. Sigurisht që lind ky moment dhe ky shqetësim madhor për një dimension thelbësor të demokracisë siç është liria e medias dhe e shprehjes. Përballë kryeministrit ndodhet i gjithë opinioni publik, ndodhet opozita shqiptare dhe media, ne mbështesim të gjithë debatin e nisur, mbështesim të gjitha qëndrimet që të gjithë aktorët mediatikë kanë mbajtur në diskutimin që po bëhet në Parlamentin e shportës së karevidheve, por njëherazi mendojmë dhe jemi të bindur që përballë këtij pushteti arrogant të kryeministrit, përballë këtij agresiviteti të kryeministrit, përballë gjuhës së kryeministrit, i cili e konsideron median hale, qenef, i konsideron analistët lehaqenë apo qen që lehin”, tha Vasili./abcnews.al