Vasili: Pyetësori për kanabisin pa vlerë ligjore, Rama ka 9 vite në pushtet por s’ka dosje për Berishën

schedule13:40 - 11 Prill, 2022

schedule 13:40 - 11 Prill, 2022

Pas publikimit të rezultateve të Këshillimit Kombëtar, ku sipas këtij anketimi shumica e qytetarëve shprehën opinion pozitivisht për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore, Kryeministri Edi Rama është shprehur se qeveria do ndërmarrë hapa për ta bërë realitet.

Deputeti i LSI Petrit Vasili i ftuar në “Abc Live” ka deklaruar se anketimi i bërë nga qeveria ka zero vlerë ligjore.

“Rama vetëm nga populli ka frikë. Ky vetëm një gjë nuk do nuk do të merret me popullin. Këto anketime që bën Rama ka 0 vlerë kushtetuese. Kanë zero absolute.  Pse ka frikë Rama t’i drejtohet populli? A thotë ky se ne jemi shumica e popullit? Unë jam i zhgënjyer me Ramën që ka nxjerrë 361%, prisja ta nxirrte 91%. Ky duhet ta mbajë 91%. Ai është përqindja me të cilin ka votuar”.

Referuar akuzave të fundit të bëra nga Rama ndaj Berishës të cilin e akuzoi për korrupsion, Vasili tha se kryeministri në këto 9 vite në pushtet nuk ka përgatitur dosje për të.

“Për Zotin Berisha, Rama ka 9 vite në pushtet a ka përgatitur ndonjë dosje për Berishën? Unë nuk di ta ketë bërë. Dini gjë ju? Edhe kur është shpallur non grata Berisha për korrupsion DASH ka thënë bazuar në të dhënat e qeverisë shqiptare. Ku e ka kallëzimin qeveria për Berishën?”, tha më tej Vasili.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!