Vasili për buxheti i qeverisë për vitin 2018

schedule18:22 - 30 Tetor, 2017

schedule 18:22 - 30 Tetor, 2017

P/buxheti i Qeverisë është kritikuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Petrit Vasili, në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar që drejton, e cilësoi projektin e prezantuar nga Kryeministri Rama, si një gurë në qafën e qytetarëve, që thellon varfërinë e tyre.
Buxheti i hartuar nga Qeveria, sipas kreut të grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ngjan me ndarjen e fitimeve të një grupi të strukturuar kriminal.
Komentet e Vasilit erdhën në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të LSI-së. Gjatë këtij komunikimi me median, ai kritikoi gjithashtu vendimin e Kryeministrit për t’i prerë fondet Akademisë së Shkencave.
Petrit Vasili pohoi se LSI do të paraqesë alternativat e saj për të ulur varfërinë dhe papunësinë, të cilat sipas tij rëndohen më shumë nga p/buxheti i hartuar nga Qeveria.

https://www.youtube.com/watch?v=ceDKuJPzRuM

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!