Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili përmes një komunikimi për shtyp tha se qeveria shqiptare ka gjasa t’ju fshehë shqiptarëve të vërtetën mbi përhapjen e pandemisë së COVID 19
“Së pari jemi të detyruar të pohojmë qartë dhe prerë që qeveria shqiptare ka adaptuar një hiç strategji, thjesht një improvizim të ditës, e cila lëviz nga mëngjesi në drekë dhe nga dreka në pasdite, e nga pasditja në darkë, e cila nuk i jep asnjë përgjigje konkrete pandemisë. Pandemia kërkon në radhë të parë të kontrollohet dhe në radhë të dytë kërkon çdo mjet dhe çdo mundësi kufizimi për evitimin e përhapjes së saj. Shifrat e ditës së sotme pas shumë javësh kufizimesh drastike, kemi të njëjtat shifra siç kemi pasur ditën e 2 të pandemisë”, tha Vasili.
Ai tha se testimet nuk po kryhen në bazë të metodave shkencore, por kuturu. Ndërsa akuzoi Edi Ramën se parashikimet për ecurinë i ka njëlloj si parashikimi i horoskopit.
Nënkryetari i LSI-së kritikoi dhe një pjesë të ekspertëve që këshillojnë qeverinë, të cilët sipas tij, “për turpin e tyre po shkelin mbi profesionin”.