Vasili nga Spitali i Traumës: Dhuna është tek pragu i derës dhe na kërcënon të gjithëve

schedule12:08 - 12 Nëntor, 2019

schedule 12:08 - 12 Nëntor, 2019

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili e ka cilësuar të dhunshëm aksionin  e ndërrmarë nga policia e shtetit ndaj banorëve të unazës.

“Një situatë të tillë Shqipëria nuk e kishte parë kurrë. Kjo dhunë është tek pragu i derës dhe na kërcënon që të gjithëve”, tha Vasili.

Gjithashtu nënkryetari i LSI-së theksoi se shteti ka rënë: “Kjo që ka ndodhur sot është një ngjarje e turpshme dhe se po tentohet që të fshehin çdo gjë nga mediat”, u shpreh Vasili.

Kujtojmë se që në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme forca të shumta të policisë kanë rrethuar zonën e Astirit, për të shembur banesat.

Dhjetra banorë janë shoqëruar nga ana e policisë, ndërkohë që disa prej tyre kanë përfunduar në spital./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!