Vasili: Koronavirusi që në janar! 5 shqiptarë që u larguan drejt Norvegjisë, rezultuan pozitiv

schedule13:53 - 10 Maj, 2020

schedule 13:53 - 10 Maj, 2020

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka deklaruar se koronavirusi në Shqipëri ka qenë i pranishëm që në muajin janar.

Ai thotë se ata kanë kërkuar azil politik në Norvegji dhe pas testimit të kryer atje kanë rezultuar pozitivë.

Vasili shprehet se kërkesat e presidentit dhe opozitës u neglizhuan nga Edi Rama dhe qeveria.

LEXO EDHE: PD publikon të dhënat e studimit: 93% e të anketuarve s’kanë marrë asnjë ndihmë nga qeveria

“Rastet me COVID-19 qe ne janar, ja FAKTI !!!!(FOTO).

Pa pasur nevoje per arsyetime te gjata, por duke u bazuar ne fakte provohet thjesht qe COVID-19 ka qarkulluar qe ne Janar.

Eshte fakt publik qe 5 shqiptare qe kane kerkuar ne Janar azil politik ne Norvegji, pas testimit te kryer atje kane rezultuar pozitiv, por pa simptoma.

Kerkesa e Presidentit qe ne 31 janar dhe kerkesat profesionale pa fund te opozites gjate gjithe shkurtit u nenvleftesuan dhunshem nga Edi Rama dhe qeveria.

Rezultati:

1.Masat kufizuese te qeverise nuk kishin asnje vlere

Masat ishin teresisht te vonuara

3.Masat Ishin trashanike nga ana shkencore.

4.Testimet shume te pakta per COVID-19 fshehen te verteten

5.Mungesa e mjekut te familjes la qytetaret pa ndihme te kualifikuar mjeksore dhe kyçi nje burim te se vertetes.

6.Perqendrimi vetem tek tel 127 privoi teresisht shqiptaret nga kontakti me mjeket dhe ishte gjithashtu ne funksion te fshehjes se te vertetes.

7.Tronditen sistemin shendetesor

8.Semundshmeria kronike u la pas dore.

9.Rrenuan jeten ekonomike te shqiptareve.

10.Masat kufizuese po perdoren thjesht dhe vetem si shtetrrethim politik.

Faleminderit Telnis Skuqi per deshmine e paçmuar”, shkruan Vasili./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!