Vasil Shkurtaj është lojtar i lirë dhe pas tij janë vënë disa klube të Abissnet Superiore. Partizani është një nga këto klube, ndërkohë që edhe Kukësi e ka tentuar rikthimin.
Problemi është një kërkesë e sulmuesit vlonjat për të përfshirë në kontratë një klauzolë që e lë të lirë në momentin që merr një ofertë nga jashtë vendit.
Kukësi nuk e ka pranuar si kusht dhe duket që edhe Partizani do të bëjë të njëjtën gjë. “Panorama Sport” ndërkohë shkruan se në garë për Shkurtajn është futur edhe Vllaznia.
Shkodranët edhe në të shkuarën e kanë tentuar sulmuesin, madje duke i bërë një ofertë të mirë në aspektin financiar. / abcnews.al