Varinati Delta pesëfishoi numrin e shtrimeve në spital të fëmijëve dhe adoleshentëve

schedule08:42 - 19 Tetor, 2021

schedule 08:42 - 19 Tetor, 2021

Numri i fëmijëve dhe adoleshentëve të shtruar në spital në SHBA është pesëfishuar për shkak të variantit Delta. Këto të dhëna u bazuan në të dhënat nga 99 qarqe në 14 shtete ku shkalla e shtrimit në spital për të rinjtë ra nga mesi i qershorit në fillim të korrikut -0.3 për 100,000 fëmijë, më e ulëta për 2021.

Sidoqoftë, me përhapjes e Deltës, kjo përqindje u rrit në 1.4 për 100,000 fëmijë në mes të gushtit. Shtrimet në spital u rritën për të gjitha moshat deri në 17 vjeç, por rritja më e madhe u vu re tek fëmijët nën 4 vjeç nga 0.2 në 2 për 100,000.

Gjatë  pandemisë, shtrimet në spital ishin më të larta tek fëmijët nën 4 vjeç, dhe për grupmoshën 12 deri në 17 vjeç . Me përhapjen e variantit delta, një e katërta e fëmijëve ishin të shtruar në njësitë e kujdesit intensiv./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!