Varianti Omicron po ndryshon situatën në vendet perëndimore, të cilat pavarësisht se OBSH u ka bërë thirrje për një shpërndarje të drejtë të vaksinave, shumica po miratojnë dozën e tretë.
Britania, që fillimisht ka ndjekur politikën e miratimit të një doze të tretë për grupet më të rrezikuara dhe për personat mbi 40 vjeç, tashmë po ndryshon taktikat për shkak të variantit të ri.
Sipas një anëtari të Komitetit Këshillimor për Vaksinat në Britani, vendi po shkon drejt miratimit të një doze të tretë për të gjithë.
“Të gjithë në mënyrë të pashmangshme do të marrin një dozë përforcuese,” tha Anthony Harden, nënkryetari i Komitetit të Përbashkët të Vaksinimit dhe Imunizimit (JCVI), për BBC.
“Por ajo që ne duam të sigurojmë është që kjo të bëhet në rendin e duhur në mënyrë që të mbrohen ata që janë më të rrezikuar ndaj këtij infeksioni.”
/abcnews.al