Varianti indian përhapet në 17 vende të botës

schedule14:27 - 28 Prill, 2021

schedule 14:27 - 28 Prill, 2021

Sipas të dhënave  nga Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), varianti B.1.617 – i njohur gjithashtu si varianti indian i cili u zbulua për herë të parë në Azinë Juglindore – është përhapur në 17  vende të botës, 7 prej të cilave në Europë.

Këto vende janë Belgjika, Gjermania, Irlanda, Holanda, Zvicra, ishulli francez i Karaibeve Guadelupa dhe Mbretëria e Bashkuar. Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar 132 raste me variantin indian ndërsa vendet e tjera europiane deri më tani kanë raportuar 10 raste.

India është momentalisht vendi më i prekur nga koronavirusi. Vendi shënoi mbi 3000 mijë viktima në 24 orë duke çuar numrin e përgjithshëm në 200,000. Gjithashtu, India ka raportuar më shumë se 300,000 raste  për të shtatën ditë radhazi.

Situata dramatike është rritur edhe më shumë nga mungesat e furnizimeve mjekësore, duke bërë që shumë vende të tjera të furnizojnë vendin. Dërgesa e parë e ventilatorëve dhe përqendruesve të oksigjenit nga Britania mbërriti në Indi të martën. Bashkimi Europian dhe SHBA kanë premtuar gjithashtu mbështetje.

Në përgjigje të variantit, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania dhe Belgjika kanë mbyllur kufijtë e tyre për udhëtarët nga India, duke lejuar që vetëm qytetarët dhe banorët e tyre të hyjnë në vend./abcnews.al