Varianti i ri ndodhet mes nesh, ku janë vatrat e nxehta dhe qarku më pak i infektuar

schedule18:06 - 28 Dhjetor, 2021

schedule 18:06 - 28 Dhjetor, 2021

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 6 humbje jete dhe 475 qytetarë të infektuar, gati trefish krahasuar me ditën e djeshme nga 4384 testime në total.Të shëruarit sot ishin 366. Aktualisht në Shqipëri janë  5,262 raste aktive me koronavirus. Por cilat janë qytetet me më shumë të infektuar?

Padyshim Tirana mban vendin e parë me 2438 raste e ndjekur nga Fieri me 617 dhe më pas Durrësi. Vetëm sot nga 475 qytetarë që kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 239 ishin në Tiranë. Qarku që ka më pak të infektuar në Shqipëri është Dibra me 79. Javën e kaluar në vendin tonë u konfirmua varianti Omicron i cili duket se ka ndikuar në rritjen e infektimeve.

Statistika (28 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore 475
Të shëruar në 24 orë 366
Të shtruar në spitale 98
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 4384

Testime totale 1,467,515
Raste pozitive 208,352
Raste të shëruara 199,883
Raste Aktive 5,262
Humbje jete 3,207

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2438
Fier 617
Durrës 434
Shkodër 355
Elbasan 323
Vlorë 282
Berat 256
Gjirokastër 163
Lezhë 141
Korçë 90
Kukës 84
Dibër 79

/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!