Kreu ekzekutiv i Moderna-s, Stefan Bancel tha se të dhënat mbi efektivitetin e vaksinës për shkak të përhapjes së variantit Omicron do të bëhen publike për 2 deri në 6 javë. Në një intervistë për CNBC, ai tha se varianti Omicron është shumë ngjitës, ndërsa beson se masat e marra nga shumë qeveri do të ngadalësojnë transmetimin e virusit.
Varianti ri deri më tani është përhapur në 13 vende duke detyruar shumë vende të rikthejnë kufizimet.
/abcnews.al