Supozimi se niveli i infektimit me koronavirus nuk do të rritet falë vaksinimeve është i gabuar. Ky është paralajmërimi që ka bërë së fundmi Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Sipas OBSH, relaksimi i tepruar i masave anti-covid nuk është një zgjedhje e zgjuar.
“Ne bëjmë apel për kujdes ekstrem ne heqjen totale të kufizimeve shëndetësore dhe sociale në këtë kohë, përndryshe do të ketë pasoja”, nënvizon organizata.
Në raportin javor për epideminë, OBSH paralajmëron për përhapjen e variantit Delta, që aktualisht është konfirmuar në 104 vende në botë. Ky mutacion, i identifikuar për herë të parë në Indi në tetor të 2020, besohet se është më ngjitës dhe pritet që të jetë dominues në infektimet e ardhshme. s.b/abcnews.al/