“Varianti Delta është dominant”, Tomini: Kur pritet piku i “Omicron”

schedule20:04 - 23 Dhjetor, 2021

schedule 20:04 - 23 Dhjetor, 2021

Zyrtarisht në vendin tonë janë konfirmuar dy raste me variantin e ri të Covid, “Omicron”. E ftuar në studion e Radar Informativ, drejtoresha e ISHP, Eugena Tomini ndër të tjera tha se varianti “Delta” vijon të jetë dominont, ndërsa piku i “Omicron” mund të arrihet në janar, duke iu referuar të dhënave të OBSH.

“Nuk mund ta quaj kulmin e kurbës së Omicron, për vetë faktin se prezenca e Deltës është dominonte kundrejt Omicron. Por nuk duhet harruar prezenca e tij në 106 shtete të botës do të thotë që ka një transmetueshmëri që po shkon në mënyrë të përshkallëzuar.

Fakti është që edhe në kuadër të pandemisë, apo valëve të epidemisë sigurisht që kemi pasur edhe periudha të shkëputura të pikut të Covid. Këto periudha përkojnë edhe me prezencën edhe me dendësinë e qarkullimit. Me hyrjen e vaksinimit, me rritjen e vaksinimit, janë elementë që e përforcojnë situatën epidemiologjike. Në këto tetë javë jemi në situatë të qëndrueshme.

Lexo edhe: Varianti i ri në Shqipëri, Tomini: Sinjale për “Omicron” që në 5 dhjetor

Prezenca edhe e virozave të tjera është një tendencë në dobësim i Covid. Mos harrojmë që prezenca e tij do të jetë dhe mund të kalojë në një tendencë që mund të jetë edhe virus sezonal apo prezent gjatë gjithë kohës.

Edhe OBSH ka shprehur që janari mund të jetë piku i Omicron, por gjithsesi këto janë gjasa. Gjithçka ka treguar që janë  janar-shkurt, kur edhe vetë klima favorizon grumbullime prishet distancimi, nuk respektohen masat, por më e rëndësishme është vaksinimi”,-deklaroi Tomini. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!