Variantet e reja përbëjnë rreth 78% të rasteve me Covid-19 në New York

schedule08:52 - 14 Prill, 2021

schedule 08:52 - 14 Prill, 2021

Variantet e reja të Covid-19 përbëjnë rreth 78% të rasteve  në New York, sipas të dhënave të botuara nga departamenti i shëndetit.

Gati 1,500 mostra të virusit u mblodhën midis 22 Marsit dhe 28 Marsit. Rreth 30% ishin varianti britanik B.1.1.7 dhe 45% B.1.526, varianti i zbuluar në New York.

B.1.1.7 klasifikohet një variant shqetësues nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, pasi është më i transmetueshëm dhe shkakton infeksione më të rënda.

Prevalenca e të dy këtyre varianteve është rritur me ritme të shpejta në New York. Në gjysmën e dytë të shkurtit, B.1.1.7 përbënte rreth 10% të rasteve ndërsa B.1.526 përbënte rreth 35% të rasteve.

Gjatë javës së fundit, New York ka raportuar më shumë se 15,000 raste të reja me Covid-19. Në shkallë kombëtare, B.1.1.7 përbënte rreth 44% të rasteve nga datat 14 Mars dhe 27 Mars dhe B.1.526 përbënte rreth 6% të mostrave, sipas të dhënave të botuara nga CDC./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!