Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Varhelyi futet në karantinë, një anëtar i ekipit të tij rezultoi pozitiv për Covid-19

schedule20:54 - 11 Tetor, 2020

schedule 20:54 - 11 Tetor, 2020

Komisioneri Evropian Për Zgjerimin Oliver Varhelyi është futur në karantinë pasi një anëtar i ekipit të tij ka rezultuar pozitiv për Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Varhelyi  me anë të një postimi në Twitter ku informon se është vetizoluar ndërsa pret rezultatet. Bashkë me të, në karantinë janë futur edhe anëtarë të tjerë të ekipit të tij.

Komisioneri shton po ashtu se ndihet mirë dhe se nuk ka simptoma. Testet e bëra javës së shkuar, shton ai, i kanë dalë negativë për virusin.

“Më informuan sot se një anëtar i ekipit tim ka rezultuar pozitiv për Covid-19. Në pritje të rezultatit të testit, unë dhe anëtarët e ekipit tim jemi vetizoluar në përputhje me udhëzimet e shëndetit publik.. Ndihem mirë, nuk kam simptoma, testet e bëra në javën e shkuar ishin negative. Qëndroni të sigurt!”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!