“Varg qepësh 10 metra të gjatë”, fermeri nga Shkodra sfidon veten pas vargut 4 metra

schedule10:00 - 20 Shtator, 2023

schedule 10:00 - 20 Shtator, 2023

I ftuari i parë në “Emisionin e Mëngjesit” në ABC News, ka qenë fermeri Kujtim Plangaj, nga qyteti i Shkodrës.

Plangaj së bashku me bashkëshorten  e tij ka thurur një varg qepësh, 4 metra. Varg i cili është i rrallë dhe i vështirë për t’u realizuar.

Fillimisht fermeri  u shpreh se për fat të mirë bujqësia vitet e fundit ka pasur rritje sa i përket fitimit, pasi çmimet janë rritur dhe kanë shkuar aty ku duhet sipas tij.

“Unë jam fermer. Poet është një fije më e vështirë ta thuash këtë fjalë. Faktikisht këto dy vitet e fundit bujqësia ka icik rritje në aspektin ekonomik.

Flas në përgjithësi , sidomos këtë vit, çmimet po shkojnë në nivelin ku duhet me ken. Unë merren bujqësi tash 33 vite, qysh kur ka filluar demokracia dhe asnjë vit nuk kemi qenë të kënaqur shumë. Prodhim ka pasur gjithmonë, por çmimet kanë lënë për të dëshiruar” tha fillimisht ai.

Qepa në  treg  së fundmi ka pasur një dyfishim të çmimit  krahasuar me dy vite më parë, por për fermerin çmimi nuk është i larta, pasi edhe qeveria ka rritur pagat.

Jo, nuk është shtrenjt. Qeveria ka ndërhyrë të rritja e pagave” shtoi Plangaj.

Më pas fermeri ka treguar edhe vargun 4 metra dhe u shpreh se në të ardhmen synon të thurë një varg 10 metra.

Po ky metër është 4 metra dhe në të ardhmen synoj ta bëj 10 metra. Këta thuren me dorë” theksoi fermeri.

Ai ka treguar se ideja për të thurur një varg kaq të gjatë qepës ka ardhur për të pasur sa më shumë shikueshmëri.

“Ideja lindi, sepse unë kërkoj pak më tepër, me pas edhe pak shikueshmëri.

Ky varg nuk është bërë për konsumatorët, por për ndonjë njëri që ka ndonjë restorant dhe e merr për hobi, për zbukurim. Ai mund ta marri vargun 30 centimetra, 2-3 kilogram dhe është ok.

Është zonja ime ajo që e thur vargun.

Nuk merr shumë kohë, zakonisht 5-7 minuta. Për 4 metra ka vështirësi akoma më tepër dhe duhen disa persona që ta realizojnë” shtoi ai.

Plangaj nuk kultivon vetëm qepën, por edhe shegën që është traditë e zonës së tij, lakër, lulelakër, brokul, bizele, domate dhe patate.

Shegën e kam gjithmonë, zona jonë e ka traditë. Mbjellim dhe lakër, lulelakër, brokul, këta të stinës, bizele, domate dhe patate.

Zona jonë i bën bio. Është vetë zona e tillë,” tha Plangaj.

Sa i përket tregut, fermeri është shprehur se këtë vit tregtare nga Tirana, Vlora dhe Fieri kanë shkuar dhe e kanë marrë prodhimin e tij në vend.

“Këtë vit kanë ardhur vetë i kanë marrë. Nga Tirana, Vlora dhe Fieri kanë ardhur dhe i kanë marrë”  shtoi ai.

Në fund, ai tregoi se qepet kanë dy variete. Varieti që ai ka quhet “helitë” dhe me atë loton dhe është dhe një varietet tjetër që quhet “shnizë”, e cila është e ëmbël dhe nuk djeg fare” theksi fermeri.r.t/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!