Varësia nga selfiet, modelja rrëzohet nga shkëmbi teksa shkrepte foton

schedule22:02 - 13 Janar, 2020

schedule 22:02 - 13 Janar, 2020

Modelja 21 vjeçare, Madalyn Davis ra nga një shkëmb në Sidnei mëngjesin e së dielës dhe për pasojë ka humbur jetën.

Madalyn Davis po festonte me shoqërinë në plazhin Diamond kur gjatë orëve të para të mëngjesit, ata vendosën të ngjiteshin në një shkëmb rreth 30 metra për të shkrepur disa foto.

Modelja u mbështet në një gardh, por fatkeqësisht ajo nuk mundi të mbajë ekuilibrin e më pas u rrëzua.

Trupi i pajetë i saj u gjet në det nga autoritetet 4 orë pas ngjarjes.

Nuk është hera e parë që në këtë vend humbasin jetën turistë të ndryshëm. Të gjithë përpiqen të shkrepin foto për shkak të pamjes në atë vend.

Në muajin gusht të vitit të kaluar, një 27 vjeçare u rrëzua nga shkëmbi ku edhe humbi jetën. Dëshmitarë okularë deklaruan për autoritetet se po shkrepte foto në momentin e incidentit.