VAR i prish festën Kukësit, Egnatia i rrëmben një pikë në Kamëz

schedule15:38 - 9 Prill, 2022

schedule 15:38 - 9 Prill, 2022

Është mbyllur 1-1 sfida mes Kukësit dhe Egnatias, takim që u luajt në Kamëz, i vlefshëm për javën e 28-të të Abissnet Superiores.

Verilindorët e nisin sfidën në sulm që në minutat e parë, teksa rasti i parë i pastër për gol vjen pikërisht nga djemtë e Diego Longos në minutën e 10-të ku Edi Basa gabon i vetëm përballë portierit Hasanbelli.

Bahtiri, Basa dhe Lulaj do të provonin sërish për të gjetur golin e avatazhit por nuk janë të saktë në finalizim.

Egnatia zgjohet në minutën e 30-të me Bledar Lilës që provon të surprizojë verilindorët, por goditja lë për të dëshiruar.

32′ Vjen goli i parë në Kamëz, Gj.Taipi finalizon një aksion të nisur nga vetë ai, teksa Ndreca u ndal nga traversa ndërsa më pas mesfushori shënoi me një kthesë të bukur në zonë.

Djemtë e Longos e mbyllin pjesën e parë në sulm ku goditja e Ndrecës përfundon shumë larg kuadratit të Hasanbellit.

Pjesa e dytë do të shikontë një lojë më të hapur për të dyja skuadrat, me miqtë që në minutën e 62-të do të pretendonin për një penallti për prekje të topit me dorë, por nuk është i këtij mendimi gjyqtari kryesorë i këtij takimi.

Rrogozhinasit vazhdojnë të këmbëngulin për golin e barazimit i cili do të vinte në minutën e 78-të me Imerin që do të ndëshkonte Verilindorët.

Vetëm pas 10 minutash Kukësi do të shënonte edhe golin e dytë me Lulajn që përfiton në zonë nga një dalje e gabuar e portierit Hasanbelli, por VAR do t’i pishte festën kapitenit të verilindorëve.

Do të mbyllet kështu ky duel në barazim 1-1 me Kukësin që nuk ka përfituar të marrë pikët e plota për t’i marrë “Laçit edhe vendin e dytë.

Pas këtij barazimi rrogozhinasit e Ramadanit shkojnë në kuotën e 31 pikëve në vendin e 7-të ndërsa verilindorët marrin kështu barazimin e 3-të rresht në kampionat, teksa qëndrojnë në vendin e 3-të me vetëm 45 pikë. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!