Vanoli: Sezonin e ardhshëm synoj Kupën për të kapur Europën, ekipi është rritur

schedule19:29 - 21 Maj, 2022

schedule 19:29 - 21 Maj, 2022

Dinamo mori fitoren e parë nën drejtimin e Rodolfo Vanolit, teksa në derbi mposhti Tiranën kampione, me takimin që u mbyll 2-1 me sfidën që u zhvillua në “Selman Stërmasi”.

Pas kësaj fitoreje trajneri Rodolfo Vanoli pas ndeshjes ka theksuar se ekipi i tij është rritur shumë, teksa nënvizon se nëse do vinte më herët ne Dinamo gjërat do të shkonin ndryshe.

“Prej kur jam këtu ekipi është rritur shumë, më vjen keq për rezultatin me Kukësin mund të bënim më shumë dhe në ndeshjet e fundit mund të diskutonim mbijetesën. Në këto ndeshjet e fundit kemi bërë një fitore, një barazim dhe humbje dhe kjo tregon rritjen ekipit dhe merita është e lojtarëve.

Kam shumë respekt për djemtë e skuadrës, në fundin e kampionatit do të takohem me presidentin për të bërë një skuadër të fortë sepse dua një ekip konkurrues. Dua të synoj Kupën në sezonin e ardhshëm dhe të futem në Europë. Kjo skuadër ka treguar që sikur të kisha ardhur më parë dhe me ndërhyrje dy apo tre ndërhyrje ekipi mund të kishte fituar”.

Keni fituar 1 ndeshje në 10 dhe kjo nuk ju hyn në punë? “Është një pyetje provokuese, por kur humb duhet t’i pranosh të tilla pyetje. I përgjigjem vitin tjetër”, u shpreh Vanoli. /f.a/abcnews.al