Vanoli: Dinamo ka ndryshuar! Tirana më e mira, por dua ta mundim në derbi

schedule14:38 - 20 Maj, 2022

schedule 14:38 - 20 Maj, 2022

Dinamo, e rënë nga Superiorja pas humbjes së fundit me Kukësin, do të luajë nesër në “Selman Stërmasi” kundër Tiranës.

Një derbi pa ndonjë interesa të madh, pasi bardheblutë janë shpallur matematikisht kampionë të Shqipërisë. Trajneri Rodolfo Vanoli në prag të ndeshjes ka deklaruar:

“Nga ndeshja e parë me Tiranën kemi ndryshuar shumë në mënyrën si luajmë. Dinamo është një ekip totalisht ndryshe, keqardhja e vetme është që nuk siguruam mbijetesën, por do të rikthehemi sërish në nivele të larta”.

Këtë derbi e kemi përzemër dhe duam ta fitojmë, edhe pse jemi të vetëdijshëm se po luajmë përballë ekipit më të mirë të kampionatit. Duam të bëjmë mirë për presidentin dhe tifozët, duhet ta nderojmë deri në fund të kampionatit këtë fanellë”, është shprehur Vanoli. / abcnews.al