Vanhorn takon Ramën, Çupi: Amerika, besim të plotë e orientimi perëndimor i qeverisë shqiptare

schedule13:31 - 23 Gusht, 2024

schedule 13:31 - 23 Gusht, 2024

E ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë Nancy Vanhorn ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama këtë të premte.

Në një intervistë në “Tirana Live” në ABC News, analisti Frrok Çupi nënvizoi se Shqipëria e ka treguar qartë se qëndron me parterët dhe aleatët e saj më të mirë, SHBA e Perëndimin.

Gjithashtu nënvizoi se Amerika ka treguar se ka besim të plotë te orientimi perëndimor i qeverisë shqiptare.

“Diplomacia amerikane prej kohësh kanë përcaktuar se çfarë do të jetë elementi antiamerikan në Shqipëri. Ne kemi një treshe antiamerikane, Kurti Berisha dhe Meta. Sidomos Kurti dhe Berisha që kanë një projekt dhe me qëllimin e vetëm për të qenë antiamerikan. Në këto situata që nga viti 2013 Shqipërinë e qeveris një qeveri e përgjegjshme që kupton se çfarë është diplomacia dhe interesat më të mëdha të kombit. Interesat më të mëdha të kombit janë aleancat amerikane”, tha më tej Çupi.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!