Tirana në hall para sfidës me Kukësin. Kampionët në fuqi nuk do të kenë sërish mesfushorin Jurgen Çelhaka, ndërkohë që janë shtuar shqetësimet pas ndeshjes së fundit me Skënderbeun në Korçë.
Marsel Ismajlgeci u ndëshkua me karton të kuq me korçarët për shkak se goditi me shkelm një nga kundërshtarët dhe në sfidën e nesërme me Kukësin nuk mund të luajë.
Veç kësaj, mbrojtësi i Shqipërisë U21 mund të humbasë edhe ndonjë nga ndeshjet në vijim. Komisioni i Disiplinës do të marrë edhe vendimin disiplinor për mbrojtësin e majtë. Për trajnerin Dede për krahun e majtë opsion është i riu Musai.
Hoxhallari nuk mund të zhvendoset në të majtë të mbrojtjes, për shkak se së fundmi është dëmtuar edhe Kristi Vangjeli. Korçari e ka mbyllur vitin dhe tani mbrojtja e bardhebluve do të rimodelohet sërish. /abcnews.al

