Vangjeli: Një shtatzëni e padëshiruar s’mund të ndalojë dialogun

schedule21:15 - 4 Qershor, 2019

schedule 21:15 - 4 Qershor, 2019

Analisti Lorenc Vangjeli i ftuar në “Provokacija” ka folur për ngërçin politik. Ai është shprehur se dialogu është arma e vetme për të dalë nga kjo histori. Sipas tij opozita duhet të futet në Kuvend dhe palët duhet të dialogojë. Por, Mustafa Nano argumentoi se Basha nuk mund të dialogojë pasi bëri të njëjtën gjë edhe në kohën e çadrës.

Nga ana tjetër Vangjeli komentoi se ai dialog ishte si një shtatzëni e padëshirueshme, ku sipas tij nuk i ndalon njerëzit të bëjnë dashuri, pra të dialogojnë.

Lorenc Vangjeli: Në vend të Kryeministrit cilido që të ishte sot do t’i jepja një shans paqes nëpërmjet dialogut. Lufta i gjen vetë shanset e veta, betejat. Ne jetojmë ende në atë kohën komuniste me armiq, me beteja që duhet fituar e me radhë, ndaj thashë lufta e gjen vetë shansin e vet. Nga dialogu askush nuk del i humbur. Dialogu është arma e vetme në këtë histori. Nuk ka shumë për të zgjedhur ose dialog ose dhunë. O dialog që të gjejë një zgjidhej, një kompromis përkundër mendësisë sonë që e konsideron të dobët atë që bën dialog. Jo ai që bën dialog është i fortë. Dhe nga ana tjetër është dhuna që në këtë moment është bileta e vetme e opozitës për t’u rikualifikaur edhe një herë si partner. E para gjë që duhet bërë është që politika duhet të dalë nga rruga dhe të hyjë në zyra. Nëse do bënim një krahasim me një ndeshje spektatorët janë në fushë po luajnë dhe lojtarët e vërtetë janë në tribunë. Dëgjova edhe kryetarin e opozitës në mbyllje të mitingut që tha tani do e këtë fjalën sovrani. Janë fjalë identike që i ka thënë edhe zoti Rama 8 vite më parë. Por pa arritur të japë leksion nga kundërshtarët e tyre Në kuptim që Rama nuk arriti të fitojë gjatë viteve 2009 -2011. Ai fitoi nga 2011 -2013 kur hyri në institucion.

Mustafa Nano: Kur u bë çadra Basha bëri pikërisht këtë që po i kërkon ti sot që të ulet në dialog dhe u ul në dialog. Për herë të dytë dialogun ai nuk e bën sepse e marrin me shqelma…

Lorenc Vangjeli: Unë e gjykoj ndryshe për ta çuar në ekstrem dhe për të kuptuar se çfarë po ndodh. Një shtatzëni e padëshirueshme nuk është se i ndalon njerëzit të vazhdojnë të bëjnë dashuri. Duhet të jenë më të kujdesshëm nëse nuk duan ta bëjnë një gjë të tillë, është normale. Unë kam përshtypjen se vendim ekstrem, absurd, budalla , i papjekur, i marrë që polli këtë shejtan që kemi sot në rrugë është tjetër kund. Sot i vetmi institucion në PD është zoti Lulzim Basha. Deri para djegies së mandateve ishin edhe deputetët. Sot raportet e forcës brenda PD-së kanë ndryshuar radikalisht./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!