Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut Vangjel Dule e quan të dështuar qeverinë Rama në lidhje me respektimin e të drejtave të minoritetit grek. Ai renditi dhe argumentat e tij pas një ceremonie për 29 vjetorin e krijimit të Omonias që u mbajt në Derviçan të Gjirokastrës.
Dule u ndal dhe tek çështja e regjistrimit të minoriteteve dhe në atë të pronave.
Edhe për vrasjen e Kacifas, Dule i kërkoi llogari qeverisë që e ka lënë pas dorë zbardhjen e ngjarjes.
Takimin e përshëndeti dhe zv ministri i jashtem grek Konstantinos Vllasi që tha se qeveria shqiptare nuk duhet të gabojë më në cencusin e 2020, dhe të reduktojë numrin e minoritetit grek, por dhe të kryejë regjistrimin real të pronave./abcnews.al