Vanesa Sono flet për projektin e ri muzikor: Bashkëpunimi me Kanitën u realizua për vetëm 4 orë

schedule09:25 - 17 Qershor, 2024

schedule 09:25 - 17 Qershor, 2024

“Asaj” është kënga më e re e dy artisteve shqiptare, Kanita dhe Vanesa Sono, të cilat kanë bashkuar forcat për këtë hit.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Vanesa tregoi si lindi ky bashkëpunim, duke zbuluar se u realizua për vetëm katër orë.

Sakaq, ajo ka theksuar se me Kanitën nuk njihej më herët, por e kishte ndjekur si këngëtare.

“Ishte menaxheri jonë që e dha si ide, pasi jemi pjesë e një labeli. Kënga është kompozuar, regjistruar dhe shkruar në katër orë. Projekti është shkruar në moment, ndonjëherë ka të bëjë me ndjesinë.

Kanita është shumë e mirë. Nuk isha takuar ndonjëherë më përpara, por e kisha ndjekur si këngëtare. Ne në këngë duam të njëjtin djalë”, u shpreh ndër të tjera Vanesa./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!