Valteri: Kryeministrit i është dashur gjithmonë një Lul nul, për të shuar protestat

schedule10:54 - 16 Nëntor, 2020

schedule 10:54 - 16 Nëntor, 2020

Deputeti Halit Valteri, në seancën e sotme plenare reagoi me kritika ndaj tre partive, PS, PD dhe LSI-së.

Për deputetin të tri këto parti kanë krijuar një sistem shkatërrues për të ardhmen e qytetarëve.

Ai u shpreh se sot të tria këto parti janë bashkë dhe se sipas tij kërkojnë t’i shpëtojnë reformës në drejtësi.

Lexo edhe: Çfarë ka ndodhur?! Deputeti shkon me pambuk në fytyrë në Kuvend

“Shumë njerëz thonë që në Shqipëri nuk ka krizë. Interesat i kane bërë tre partitë politike shqiptare më paqësore për të zgjidhur mosmarrëveshjet. Kryeministrit tonë i është dashur gjithmonë një Lul nul, për të shuar protestat.

Tri partitë politike së bashku me sistemin që kanë krijuar duhen shembur, është e vetmja rrugë që i jep frymë vendit. Qytetarët duhet të dinë se kush voton Edi Ramën qeverisja do të jetë me Lulzim Bashën. Sot jeni bashkë dhe të gjithë ju kërkoni t’i shpëtoni reformës në drejtësi.

PD ngjason me klubet e futbollit që janë zhytur në depresion ekonomik”, tha Valteri.

/abcnews.al/