“Valsi” i pankinave, largohet i radhës në të Parën

schedule10:29 - 8 Tetor, 2019

schedule 10:29 - 8 Tetor, 2019

Gentian Begeja ishte i pari që u largua nga pankina. Erzeni e shkarkoi pas humbjes që pësuan në Peqin me Shkumbinin. Në vend të tij u emërua Vladimir Gjoni, i cili në ndeshjen e parë në kampionat me shijakasit i shkaktoi një humbje të thellë, 4-0, Burrelit.

Ironia e fatit deshi që Gjoni me këtë triumf të linte matjanët pa trajner. Gentian Stojku nuk është më pjesë e stafit teknik të Burrelit. Ish-sulmuesi nga Elbasani e kishte pasuar kolegun e tij, Gjoni, pas problemeve që pati në verë me drejtuesit e klubit verior.

Kështu drejtuesit e klubit matjan duhet të gjejnë një zgjidhje për pankinën. Nisja e kampionatit për ta nuk ka qenë e duhura, pasi Burreli në katër ndeshje ka fituar vetëm ndaj Dinamos në shtëpi. Në tre sfidat e tjera është mposhtur dhe renditet në vendin e tetë në kampionat. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!