Valon Shehu e thotë hapur se çfarë e bezdis tek vëllai i tij Vigani

schedule21:44 - 8 Maj, 2021

schedule 21:44 - 8 Maj, 2021

Valon dhe Vigan Shehu ishin të ftuar mbrëmjen e kësaj të shtune në Soiree me Jonida Shehun në ABC për të folur për raportin e tyre si vëlla e motër dhe si ka ndikuar ky raport në jetën e tyre artistike.

Ata kanë treguar se kanë një marrëdhënie shumë të ngushtë me njëri-tjetrit, ama ka diçka që Valon Shehu nuk e duron dot aspak tek Vigani dhe më në fund gjeti rastin që ta thotë publikisht këtë.

Valoni tregoi se Vigani nuk ja hap asnjëherë telefonin në kohë dhe kjo gjë mesa duket e bezdis tek ai.

“Unë jam ai që e hap telefonin me të parën, akoma pa më telefonuar ky, e di që ky do të më telefonojë. Vigani ta ha shpirtin, ju mua por të gjithëve. E sheh telefonin që i bie dhe thotë hajde se po ja hap më vonë”, është shprehur Valon Shehu.

“Unë e kam me terezi”, iu përgjigj Vigani duke i premtuar publikisht që do e ndryshojë këtë gjë./ Abcnews.al