Regjisorja Klaudia Hila solli këtë fundjavë në skenë premierën “Vallja e pinguinëve” në Teatrin e Kukullave. Pjesa e shkruar nga Vangjel Kozma përtej argëtimit përcolli edhe mesazhin shumë domethënës për fëmijët për bukurinë e shpirtit.
Pjesa e shkruar nga Vangjel Kozma “Vallja e pinguinëve” vjen në skenën e Teatrit të Kukullave nga regjisorja Klaudia Hila, e cila rikthehet tek dashuria e saj e parë kukulla. Por bashkëpunimi mes autorit dhe regjisores nuk është i pari. Ata dëshironin të përsërisnin sukseset e mëparshme.
Por krahas kukullave, e cila merr jetë nga loja e aktorëve, Hila ka ndërthurur një sërë zhanresh bashkë, me qëllim që pjesa të jetë sa me argëtuese për fëmijët. Por në këtë shfaqje nuk mungon edhe mesazhi edukativ për fëmijët.
Ajo vjen nga fabula e vogël dhe shumë thjeshtë, nuk kemi nevojë që të marrim gjëra nga të tjerët për të qenë të bukur. Shfaqja do të vazhdojë për fëmijët çdo fundjavë./abcnews.al