Ka nisur një valë protestash në të gjithë vendin që pas rritjes së çmimeve, kryesisht të naftës dhe të produkteve ushqimore bazë.
Ndërsa pritet që të fillojë dita e dytë e protestës në Tiranë, qytetarët kanë fikur makinat duke bllokuar Rrugën Kombit në Milot-Rrëshen.
Siç shihet në Mirditë protestuesit kanë bllokuar rrugën me makina, ndonëse aty ka shkuar policia.
Rritja e çmimeve të naftës dhe produkteve të tjera ushqimore në mënyrë abuzive mblodhir dje për herë të parë përpara kryeministrisë qindra qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile. U njoftuan përmes rrjeteve sociale dhe ora 17:00 e pasdites i gjeti aty. Revoltën për varfërinë që i ka prekur e shprehën me pankarta e zërin lart. Aktivistët që iu bashkuan protestës kërkuan nga qeveria të ndjekë shembullin e vendeve të tjera të rajonit për të mbajtur nën kontroll cmimet gjatë kësaj periudhe të krizës së luftës në Ukrainë.
/abcnews.al