Nga Ema Shazivari
Java e dytë e muajit qershor solli një rritje të ndjeshme të infektimeve ditore me covid.
Për mjekun epidemiolog Ilir Alimehmeti shkak është nënvarianti i ri Omicrom 5.
Sipas tij ky virus ka aftësinë të kapërcejë imunitetin e Covid.
“Aktualisht kemi një variant, një nënvariant i Omicrom që ka siglën AB5, por është dhe BA4, që kanë një kapërcim të mundshëm të ofruar nga omicromi i parë. Ne kemi filluar rritjen e rasteve rreth para dy javësh, dhe po ta shihni çdo 5-6 ditë ka një dyfishim të numrit të rasteve. Por ajo çfarë ka më rëndësi është përqindja e testimeve. Ishim më pak se 5%, shkuam qetë për shumë javë, tani jemi në nivele mbi 30%,” tha mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti
Muaji korrik do të jetë edhe kulmi i rritjes së infektimeve me covid. Mjeku thotë se do të ketë rritje të numrit të pacientëve në spital. Lajmi i mirë është që virusi nuk do të shfaq agresivitetin e mëparshëm.
“Sytë duhen mbajtur tek spitalet. Spitalet patjetër do kenë një rritje të numrit. Ndërkohë që ishin 4-5, tani janë 18, dhe është e destinuar për tu rritur. Gjithmonë 10 ditë më pas nga rastet e reja do kesh një reflektim spitalor. Dhe duke qenë se pritet që për dy-tre javë të tjera të kesh rritje rastesh, më pas kjo të kulmojë dhe të filloj të zbresi, do të thotë që korriku do të jetë muaji që do të shohim rritje rastesh pak më shumë seç kemi parë. Por asnjëherë skenat që kemi parë përpara me 500,600 pacientë.”
Omicrom 5 ka një simptomë dalluese nga variantet e tjera.
“Është i ngjashëm shumë me Omicromin. Duket se ka një dhimbje shumë të madhe trupore, kockash e me radhë. Është një situatë virale që kalon 3 deri në 5 ditë, për shumicën e njerëzve. Përqindja e atyre që shkojnë drejtë formave më të rënda është shumë më e ulët se më parë.”
Gjatë një periudhë 2 mujore u shënuar dhe rastet më të pakta. Jo më shumë se 10 qytetarë rezultonin pozitive ndërsa në spitale kishte vetëm 2-3 pacientë. Rritja e rasteve ndodhi menjëherë, ndërsa reflektimi i situatës në spital ndodhi 2 javë pas rritjes. Aktualisht në spitalin Covid 3 po marrin ndihmë të specializuar 18 pacientë. Për fat të mirë prej më shumë se 2 muajsh në vend nuk është shënuar asnjë rast fataliteti.
“Është i ngjashëm shumë me Omicromin. Duket se ka një dhimbje shumë të madhe trupore, kockash e me radhë. Është një situatë virale që kalon 3 deri në 5 ditë, për shumicën e njerëzve. Përqindja e atyre që shkojnë drejtë formave më të rënda është shumë më e ulët se më parë”, tha Ilir Alimehmeti. /abcnews.al/