Shëndetësia dhe shërbimet e tjerë thelbësore në të gjithë Indinë janë afër kolapsit, pas valës së dytë të koronavirusit që ka goditur rëndë vendin që nga mesi i marsit.
Varrezat nuk kanë më hapësira, spitalet nuk marrin më pacientë dhe familjet e dëshpëruara po kërkojnë ndihmë në mediat sociale për shtretër dhe ilaçe.
India raportoi 295,041 raste të koronavirusit dhe 2,023 vdekje të mërkurën, rritja e saj më e lartë në raste dhe rritja më e lartë e vdekjeve të regjistruara në një ditë të vetme që nga fillimi i pandemisë.
Kryeministri Narendra Modi iu drejtua kombit sot, duke pranuar se beteja kundër koronavirusit tashmë ishte shumë e madhe dhe e vështirë
Modi njoftoi planet për shpërndarjen e 100,000 bombolave të oksigjenit në të gjithë spitalet Covid të vendit, ndërsa ekspertët u shprehën se janë shumë pak dhe shumë vonë. ./e.b-abcnews.al