Vala e dytë e dëborës godet Greqinë, “Medea” bllokon rrugët

schedule23:26 - 15 Shkurt, 2021

schedule 23:26 - 15 Shkurt, 2021

Stuhia “Medea” ka bllokuar disa rrugë në Greqi. Reshjet e dëborës kanë përfshirë Athinën dhe pjesën më të madhe të vendit duke shkaktuar probleme me qarkullimin, teksa disa akse rrugore janë bllokuar.

Rruga Athinë-Lamia është bllokuar për 24 orë, ndërsa parashikimet flasin për një përkeqësim akoma më të madh të motit në vendin fqinj.

Sipas ministrit të Mbrojtjes Civile greke, Michalis Chrysochoidis situata pritet që të përkeqësohet.

Policia deklaroi se qarkullimi po vazhdon për momentin dhe gjendja do të vlerësohet çdo orë, kështu që nëse është e nevojshme, trafiku do të ndalet gradualisht./ db/ Abcnews.al