Vala e dytë e Covid-19 në Spanjë, shqetësim në të gjithë Europën

schedule10:47 - 29 Korrik, 2020

schedule 10:47 - 29 Korrik, 2020

Nga Flavia Krause-Jackson and Rodrigo Orihuela, Bloomerang

Spanja po përpiqet të mbajë nën kontroll koronavirusin që e detyroi Mbretërinë e Bashkuar të vendosë karantinë për udhëtarët që ktheheshin, duke i shkaktuar një goditje ekonomisë spanjolle që varet nga turizmi.

Vetëm disa javë pasi Mbretëria e Bashkuar përfshiu Spanjën në listën e vendeve të sigurta për pushimet verore, qeveria ndryshoi kursin dhe njoftoi të shtunën se do të vendosë një karantinë 14-ditore për këdo që vjen nga Spanja. Vendimi  erdhi menjëherë pasi rastet në Spanjë u rritën, veçanërisht në rajonin e Katalonjës, ku autoritetet po përpiqen  të kontrollojnë shpërthimin e koronavirusit, shkruan abcnews.al

 

Norvegjia deklaroi se do të vendoste një karantinë 10-ditore për njerëzit që ktheheshin nga Spanja, dhe Franca njoftoi  se do të vendosë ​​udhëzime  të reja udhëtimi për rajonin e Katalonjës. Pengesa në udhëtime do të prekë vendin  që varet nga turizmi që përbën  më shumë se 10% e bruto të produktit vendor.

Ministria e shëndetësisë së Spanjës raportoi më shumë se 920 raste të reja të enjten dhe të premten, numri më i lartë që nga fillimi i majit, që  kur qeveria filloi të lehtësojë masat  ndaj koronavirusit. Shumica e rasteve ishin në rajonin e Katalonjës në Spanjën verilindore, ku autoritetet  kanë filluar të vendosin kufizime të tjera për të rrafshuar kurbën. Në Barcelonë, ​​klubet e natës  do të mbyllen për dy javë dhe ka një shtetrrethim mesnate në bare. Një bllokim i pjesshëm që prek 200,000 njerëz tashmë është vendosur në rrethin perëndimor të Segria, shkruan abcnews.al

TUI operatori më i madh i Britanisë dhe një njësi e kompanisë gjermane të udhëtimit, pezulloi të gjitha udhëtimet në Spanjë  duke filluar nga 9 gushti, sipas Sky News.

Këshilli Botëror i Udhëtimit dhe Turizmit e quajti vendimin e Mbretërisë së Bashkuar një “goditje të ashpër” për udhëtarët dhe tha se bllokimet lokale, jo kufizimet më të gjera të udhëtimit do të ishin një zgjidhje më e mirë.

“Jemi mjaft të irrituar. Ne në fakt ndihemi më të sigurt këtu, sepse të gjithë mnajnë maska, ”tha Carolyne Lansell, një turist britanik, në një intervistë të televizionit shtetëror spanjoll TVE.

Qeveria Spanjolle po përpiqet të bindë qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar të mos ndalojë udhëtimet edhe nga  ishujt Balearik dhe Kanarie, ku infeksionet janë në të njëjtin nivel me Mbretërinë e  Bashkuar, tha Ministri i Jashtëm Arancha Gonzalez Laya në një deklaratë të Dielën. Të dy ishujt janë ndër destinacionet më të mëdha turistike në Spanjë për të huajt, shkruan abcnews.al

“Spanja është një vend i sigurt,” tha Gonzalez Laya. “Spanja ka shpërthime.  E rëndësishme është që Spanja po bën përpjekje të mëdha për të kontrolluar këto shpërthime. ”

Spanja ishte një nga vendet më të prekura në Europë nga koronavirusi duke regjistruar më shumë se 28.000 viktima. Një bllokim kombëtar i  cili filloi në Mars arriti të kufizojë disi përhapjen e Covid-19, por lehtësimi i këtyre kufizimeve dhe fillimi i sezonit të turizmit veror ka çuar në rritje të rasteve të reja veçanërisht në mesin e të rinjve që frekuentojnë bare dhe klube të mbushura me njerëz.

Vala e dytë e virusit është e vërtetë, por bllokimi është tani një si sulm bërthamor. Rastet në Francë, e cila ka regjistruar më shumë  se 30,000 viktima,  janë duke u rritur, raporton abcnews.al

“Ne jemi kthyer në nivele pothuajse të njëjta me ato në fund të periudhës së bllokimit,” tha agjensia e shëndetit publik në deklaratën e saj të përditshme të Premten.

Qeveritë në të gjithë globin janë duke u përgatitur për një valë të dytë, megjithëse asnjë nga qeveritë nuk dëshiron të vendosë  sërish izolimin. Italia ishte vendi i parë perëndimor që vendosi në karantinë të gjithë popullsinë pasi numri i viktimave kaloj Kinën, vendin e origjinës së koronavirusit. Një person i afërt me kryeministrin Giuseppe Conte e përshkroi atë vendim si “shok” që nuk mund të përsëritet.  Italia përfitoi nga  BE 860 miliardë dollarë në luftën kundër koronavirusit, raporton abcnews.al

 

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson fillimisht ishte i gatshëm të vendoste përsëri vendin në izolim dhe më pas përfundoi në  kujdesin intensiv  duke luftuar me jetën e tij pasi u infektua me Covid-19. Megjithatë ai e nuk e konsideron më idenë e izolimit duke e krahasuar atë me një sulm bërthamor: “Unë nuk dua ta përdor këtë mënyrë.” Kryeministri francez Jean Castex, tha të njejtën gjë.

Me botën që po përballet me recesionin e saj më të keq që nga Depresioni i Madh dhe Presidenti i SHBA Donald Trump që po lufton për rizgjedhjen në nëntor, votuesit janë në avantazh. Politikanët janë në kërkim të mënyrave për të lehtësuar dhimbjen – jo ta shtojnë atë,  pasi frika po shkakton zemërim dhe pakënaqësi.

“Bota mund të duhet të sakrifikojë  për një kohë, por jo përgjithmonë,” tha shkencëtari politik Francis Fukuyama, në revistën Foreign Affairs. “Një epidemi e vazhdueshme e kombinuar me humbje  të vendeve të  punës,  recesion të zgjatur dhe një ngarkesë të borxhit do të krijojë  tensione që do të shndërrohen në një reagim politik por kundër kujt është ende e paqartë.”/abcnews.al