Pas dorëheqjes së anëtarit të gjashtë të Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj, ky institucion ka mbetur me 5 nga 9 antarë të parashikuar në ligj. Shkak i kësaj, sipas ish-ministrit Ylli Manjani, dhe avokatit Sokol Hazizaj është pikërisht tek pjesa kalimtare e Reformës në Drejtësi. Kolapsi i sistemit të drejtësisë ka ardhur i paralajmëruar, sipas tyre.
Nga Shkurti i 2018-s, Gjykata Kushtetuese mbetet me 5 anëtarë. Pas dorëheqjes së Besnik Imerajt, 6 janë anëtarët e mbetur për të gjykuar çështjet, të cilat për t’u shqyrtuar në themel kërkojnë pikërisht kuorumin prej pesë votash.
Edhe kjo për vullnet të anëtares Vitore Tusha, e cila edhe pse me mandat të përfunduar, ndryshe nga dy kolegët e larguar, Vladimir Kristo dhe Sokol Berberi, ka zgjedhur të qëndrojë në detyrë deri në zëvendësimin e saj. Vendimet, apo mosvendimet e kësaj Gjykate, janë kthyer në debat deri politik, pasi mos-shqyrtimi në themel i çështjeve, që do të thotë mos arritja e jorumit prej 5 votash të nevojshme , ka sjellë deri në propozimin e kreut të kësaj Gjykate, Bashkim Dedja, për plotësim të përkohshëm të vendeve vakante, përmes ndryshimeve kushtetuese dhe ligjore. Avokat Sokol Hazizaj, problemin e sheh të shtrirë horizontal dhe vertikal në gjithë sistemin e drejtësisë.
Sokol Hazizaj: “Gjykata Kushtetuese është vendosur në dilemën e mos funksionimit. Gjykata e Lartë është në dilemën e ngarkesës dhe ngërçi në gjithë sistemin e drejtësis. Para se të shkosh tek zgjidhja që ka dhënë kreu i Gjykatës Kushteteuse mirë është të analizosh pse erdhi shkaku”?
Ish-ministri i drejtësisë, Ylli Manjani, gishtin e drejton nga ligjvënësi.
Ylli Manjani: “Ja ku është republika e ekspertëve! Ja çfarë ndodh kur parlamenti e braktis mandatin dhe ja jep ekspertëve në dorë, ja ku janë të papërgjegjshëm. Fakt është që ata që kan bërë ligjet nuk e kanë studiuar këtë tranzicion dhe ja kanë fut kot, ja ku është pasoja”.
Palë e kësaj u bënë edhe aktorët në sistemin e drejtësisë, sipas avokatit Hazizaj.
Sokol Hazizaj: “Këto fenomene janë thënë edhe më pare, por si duket nga aktorët e gjykatave nuk janë pranuar për shkak të marrëdhënies se ngushtë që kanë pasur dhe kanë me pushtetin”.
Të paralajmëruar e kujton këtë situatë edhe Ylli Manjani.
Situata ligjore në vend sipas avokatit Hazizaj është në kaos dhe kjo nuk do shumë mend edhe për ish minsitrin Ylli Manjani.
Sokol Hazizaj: “Ne jemi para një situate kaotike në Shqipëri, ne kuptimin ligjor, duhet pranuar kjo gjë”.
Ylli Manjani: “Kjo është e vërteta e ulur këmbëkryq. Sistemi i drejtësisë në Shqipëri është pa koke, është në kolaps”.
E ndërkohë që politika gëlon për vendimet pa kuorum të kësaj Gjykate, fatura financiare e saj shkon edhe në xhepat e shqiptarëve.
Ylli Manjani: “E kuptoni cdo të thotë të jeni pa Gjykatë Kushtetuese? Pushteti bën cfarë të dojë dhe ske ku ankohesh, të drejtat dhe liritë themelore janë të pagarantuara. Gjykata e lartë e përgjysmuar, kishte stok çeshtjesh të 2013 dhe kemi shkuar me keq, do duhen 7 vite që të normalizohet çështja”.
Sa i takon zgjidhjes…
Hazizaj: “Ishte i zgjidhur pa i dhënë zgjidhje, nuk është vetëm GJK , është i gjithë sistemi në raport me të drejtën qytetare, kemi një sistem që dallohet i korruptuar nga ekzekutivi por i pa vetinguar, kemi sistem ne ngërç ku KLP, KLGJ ka ngelur për shoqërinë civile por në të vërtetë nuk janë vetinguar ata të tjerët, kemi sistem që nuk funksionon për ekstradimet, kemi një sistem që sot vetëm sistem nuk është dhe të drejtën njerëzit nuk e gjejnë tek gjykata por domosdoshmërisht tek ekzekutivi”.
Është ky raport i drejtësisë, ekzekutivit dhe qytetarit që është prishur, sipas Sokol Hazizajt.
Sokol Hazizaj: “Duhen ndarë njëherë e mirë, pushteti i drejtesisë duhet ndarë nga ai politik nuk duhet të jetë spontan në marrëdhënie me dhënien e drejtësisë, do të thotë që duke qënë sistemi brenda politikës edhe Gjykatës Kushtetuese i bëjnë një shërbim të madh jo të drejtës”.
Në kushtet e asaj që quajnë një kaos ligjor, me emërime në drejtësi përmes procedurave ekstra-ligjore, në mungesë kuorumi apo ngarkesë pune që e pamundëson atë, zgjidhjen ia njohin vetëm një burimi, Kuvendit.
Ylli Manjani: “Të disiplinohet me normal,të shkruhen të bihet dakort dhe kalon faza tranzitore si i ka hije republikës kushtetuese”.
Edhe kjo për avokatin Hazizaj, shanset i ka të mbetet vetëm në teori./abcnews.al