Vaksinimi me hapa të shpejtë, Izraeli vetëofrohet për Champions dhe EURO 2020

schedule11:36 - 16 Shkurt, 2021

schedule 11:36 - 16 Shkurt, 2021

Federata Izraelite e Futbollit në javën e fundit ka kontaktuar UEFA-n për disa arsye. Vendi në Lindjen e Mesme kërkon që të organizojë ndeshjet e mbetura të Champions League si dhe Kampionatin Europian EURO 2020.

Izraelitët janë siguruar që oferta e tyre të mbërrinte në zyrat e UEFA-s. Këta të fundit pasi morën propozimin dhe konfirmuan se do ta shqyrtojnë ofertën dhe një përgjigje zyrtare pritet në ditët në vijim.

Fushata e vaksinimit po shkon në mënyrën më të mirë në Izrael. Ata kanë vaksinuar deri më tani më shumë se 3.8 milionë qytetarë nga 9 milionë që janë në total, shifra këto shumë të larta krahasuar me çdo vend tjetër europian.

Me shumë mundësi në muajin qershor përqindja e njerëzve të vaksinuar do të jetë shumë e lartë dhe sipas raportimit të “Channel 12”, Izraeli kërkon ta shfrytëzojë këtë fakt dhe të presë EURO 2020 ose ndeshjet e Champions League, nëse do ketë probleme prej pandemisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!