Ushtria Izraelite dhe grupi militant palestinez Hamas kanë rënë dakord që të ketë tri pauza tri ditore të luftimeve në territorin e Rripit të Gazës në mënyrë që më shumë se 650 mijë fëmijë të vaksinohet kundër poliomelitit.
Lajmi u konfirmua nga Rik Peeperkorn, zyrtari i lartë i OBSH-së në territorin e enklavës palestineze i cili tha se pauzat e luftimeve për vaksinim pritet që të nisin këtë të diel.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë vaksinimi i fëmijëve do të shtrihet tri ditë në veri të Rripit të Gazës, tri ditë në qendër të Rripit të Gazës dhe tri ditë në jug të këtij territori.
Orari i pauzës së luftimeve do të jetë nga ora 6 e mëngjesit deri në orën 3 të pasdites. Fushata e vaksinimit e cila pritet të nisë këtë të diel do të fillojë nga qendra e Rripit të Gazës.
Organizata Botërore e Shëndetësisë konfirmoi në 23 gusht se një foshnjë 10 muajshe në Enklavën Palestineze ishte paralizuar nga virusi i Poliomelitit tip 2 për shkak të mosvaksinimit. Ky ishte rasti I parë që një fëmijë paralaizohej nga virusi i Poliomelitit në Rripin e Gazës në 25 vitet e fundit.
Ushtria Izraelite ka deklaruar se trupat e tyre ushtarak do të koordinojnë procesin e vaksinimit duke lejuar popullsinë civile të arrij drejt qendrave shëndetësore ku do të administrohen vaksinat.
Nga ana tjetër edhe një zyrtar I Hamas deklaroi për agjencinë e lajmeve Reuters se grupi militant I cili kontrollon edhe Ministrinë Palestineze e Shëndetësisë në Rripin e Gazës, do të bashkëpunoj me organizatat ndërkombëtare për të siguruar vaksinimin e çdo fëmije që jeton në territorin e enklavës Palestineze.
/abcnews.al/