Vaksinim në çdo komunitet, Manastirliu nga Levani: Verifikim çdo kartele

schedule18:35 - 11 Shtator, 2019

schedule 18:35 - 11 Shtator, 2019

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu u bëri thirrje prindërve të vaksinojnë fëmijët për të parandaluar sëmundjet infektive. Nga Levani i Fierit, ministrja tha se një plan masash është shtrirë në të gjithë vendin.

Nëse fëmija nuk ka kryer vaksinat nuk do të pranohet në çerdhe apo kopësht. Drejtoritë e Shëndetit Publik kanë nisur verifikimin e kartelave shëndetësore, ndërsa ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastriliu nga Levani i Fierit i drejton një thirrje prindërve, edukatorëve dhe mësuesve.

“Ftojmë të gjithë prindërit, por mbi të gjitha mësueset, edukatoret të jenë të vëmendshëm në depozitimin e kartelave të vaksinimit për të verifikuar ato fëmijë. Jemi këtu në Levan ku janë identifikuar në sajë të këtij plani masash dhe të verifikimit të bërë deri këtë javë, fëmijë të cilët nuk kishin kryer sipas rregullit të gjithë kalendarin e vaksinimit”.

Për të pasur mbulesë sa më të madhe vaksinimi të popullsisë, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh se një plan masash po zbatohet në të gjithë vendin. /ABC news Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!