“Vaksinat nuk janë të skaduar”, Tritan Shehu i përgjigjet ISHP-së: Justifikim qesharak

schedule17:49 - 24 Prill, 2021

schedule 17:49 - 24 Prill, 2021

Ish-ministrit të Shëndetësisë, Tritan Shehu, ka reaguar sërish në lidhje me sigurinë e vaksinave që kanë ardhur në Shqipëri dhe pretendimit se ato janë të skaduara.

Më herët ISHP, dhe mjekja Silva Bino shpjeguan se vaksinat nuk janë të skaduar por data e stampuar në to është ajo e paketimit në Turqi.

Ndërkohë sipas Tritan Shehut kjo është e pa vërtetë, ndërsa ka shtuar pyetjen se kur është skadenca e tyre. Sipas Shehut këto vaksina u injektohen shqiptarëve jo vetëm pa certifikuara por edhe të skaduar.

Reagimi i Tritan Shehut:

Genjeshtra me bisht te zedhenesve te Rames per vaksinat e skaduara kineze te shkruara ne turqisht dhe pa asnje certifikim nderkombetar!
Lexoj tashti nje justifikim qesharak:
Data 4/04/2021 qenka data e prodhimit e jo skadences!,
Atehere ku eshte shkruar data e skadences!?
Cdo medikament ne radhe te pare, te dukeshme ka daten e skadences, te prodhimit mund ose jo ta kete, ky eshte nje detyrim ligjor.
Keta vaksina sipas tellalleve qenka prodhuar me 4 prill…
Si eshte e mundur qe po keto jane konstatuar edhe ne Berat me 17 prill!
Si e pse keto u prodhuan, u eksportuan e arriten ne Berat ne pak dite, kur sipas tellalleve koha u priste se “skadojne” me shkurt te 2022!?
Nga ana tjeter vete Rama del e i pret ne Rinas me 25 mars….para prodhimit sipas tellalleve!
Pra sic duket ato kane arritur ne Shqiperi ne fund te skadimit, kur duheshin shkaterruar!
E tashme u injektohen shqiptareve jo vetem te pa certifikuara, por dhe te skaduara.
Pa asnje dyshim kjo ceshtje kerkon nje bllokim te ketij kontigjenti e hetim te plote. E.L/abcnews.al/