Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vaksinat e gripit, interes i lartë/ Ende asnjë në vend, mbi 140 mijë qytetarë të imunizuar

schedule11:54 - 19 Tetor, 2025

schedule 11:54 - 19 Tetor, 2025

Edhe pse gripi ende nuk ka nisur të qarkullojë në vend, qytetarët po tregojnë interes të lartë për t’u mbrojtur ndaj tij. Kryesisht janë të moshuarit ata që po nxitojnë për të marrë vaksinën sezonale.

Vaksina kundër gripit ka nisur fushatën që prej 22 shtatorit, dhe në të gjithë vendin sipas Institutit të Shëndetit Publik deri më tani janë aplikuar mbi 140 mijë doza.

Fillimisht, vaksinën e ka marrë personeli mjekësor, për shkak të riskut të lartë të ekspozimit. Megjithatë, edhe të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike kanë treguar interes të shtuar, siç shpjegon edhe epidemiologia pranë ISHP-së, Rovena Daja: Ata që e aplikojnë më tepër janë mbi moshën 60 vjeç, janë personeli shëndetësor, që janë vaksinuar të parët. Mësuesit, ushtarakët, të cilët kanë një kontakt të drejtpërdrejtë, duke nisur pastaj me sëmundjet kronike që janë edhe më kryesorët, që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskularë apo diabetin mund të shkojnë edhe deri në vdekje.



Deri tani nuk është konfirmuar asnjë rast i gripit, por ISHP pret që rastet e para të shfaqen në muajin nëntor. Për këtë arsye, mjekët rekomandojnë vaksinimin sa më herët.

Vaksina e këtij sezoni është katërvalente, që do të thotë se mbron nga katër shtame të ndryshme të virusit të gripit: A(H1N1), A(H3N2) dhe dy lloje të virusit B.

“Nuk kemi qarkullim për momentin presim nga nëntori që vijnë rastet e para, dhe deri në atë moment do ishte mirë të vaksinoheshin, megjithatë vaksinimi ka vlerë nga shtatori deri në mars-prill kur mbyllet edhe sezoni.  Është vaksinë 4 valente, që përmban, të 4 shtamet. Që mund të qarkullojnë këtij sezoni gripi. Presim virusin Ah1 n1, dhe ah3n2 ndërkohë dhe të tipit B. Kjo vaksinë i ka brenda saj.”

Vaksinat janë falas dhe të disponueshme në të gjitha qendrat shëndetësore të vendit. Aktualisht në qarkullim janë virozat respiratore dhe COVID-19, ndaj vaksinimi shihet si një masë shtesë mbrojtëse, sidomos për kategoritë në risk./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!