Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rikthehet në qarkullim gripi, ISHP: Aplikohen gjysma e vaksinave

schedule15:43 - 15 Nëntor, 2022

schedule 15:43 - 15 Nëntor, 2022

Nga Gerta Vasku

Pas një mungese gjatë dy viteve të pandemisë, në vend është rikthyer në qarkullim virusi i gripit i tipit A.

18 ditë më parë strukturat shëndetësore nisën vaksinimin për grupet e personave më të rrezikuar sit e moshuarit dhe të sëmurët kronikë. Në pak më shumë se dy javë, janë aplikuar gjysma e 270 mije dozave të kësaj vaksine të vëna në dispozicion nga Instituti I Shëndetit Publik.



“Njerëzit po vaksinohen. 50% e dozave pothuajse janë mbaruar dhe kemi edhe doza të tjera. sepse fluksi më i madh i vaksinimit normalisht është në periudhën në nëntor-dhjetor. Për vaksinat e gripit kjo është sasia që kemi kërkuar, besoj se është e mjaftueshme për grupet e riskut, personelin shëndetësor, të gjitëh ata që duan ta bëjnë vaksinën. Nuk besoj se do të kemi nevojë për vaksinë tjetër”.

Përgjegjësja e Programit Kombëtar të Vaksinimit në Institutin e Shëndetit Publik Rovena Daja thotë se më të interesuar këto dy javë për vaksinën e gripit kanë qenë personeli shëndetësor dhe personat mbi 60 vjeç.

“Vaksina e gripit rekomandohet për të gjithë personat që vuajnë nga sëmundje kardivaskulare, diabeti, gratë shtatzëna, fëmijët 6-12 vjeç, sidomos ata që janë me sëmundje shoqëruese. Personeli shëndetësor janë të parët, ndërkohë kemi dhe forcat e rendit, të cilët edhe ata po vaksinohen në masë”.

Vaksina e gripit gjendet edhe në farmaci për qytetarët e tjere, të cilët nuk janë në kategorinë e grupeve të riskut që e përfitojnë falas.

Specialistja rekomandon se vaksina e gripit mund të merret paralelisht me atë të Covid, edhe pse shumë njërëz druhen për t’i aplikuar të dyja në të njëjtën kohë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!