Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Vaksina kundër Covid-19 ofron mbrojtje 90%, Donald Trump: Sa lajm i madh

schedule14:29 - 9 Nëntor, 2020

schedule 14:29 - 9 Nëntor, 2020

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar pas lajmit se vaksina e parë kundër koronavirusit është 90% efektive.

“Tregjet po reagojnë shumë mirë, vaksina është rrugës. Raportohet 90 përqind efektive. Sa lajm i madh”, shkruan presidenti Trump në Twitter.

Vaksina e parë kundër koronavirusit mund të parandalojë mbi 90%  të njerëzve nga kontraktimi i virusit. Zhvilluesit e vaksinës  kompania amerikane Pfizer dhe ajo gjermane BioNTech – thanë se “kjo është një ditë e madhe për shkencën dhe njerëzimin”.



Vaksina e tyre është testuar në 43,500 njerëz në gjashtë shtete dhe thuhet se nuk ka shqetësime për sigurinë./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!